Aktualitet

Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, mes tyre katër shqiptarë

Ekuipazhi i jahtit, dy burra ukrainas të moshës 43 dhe 37 vjeç, u arrestuan për lehtësim të imigracionit të paligjshëm.

22 Korrik 2025, 16:44 Nga r.ll
Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez,
jahti

BRITANI- Shtatë persona janë vënë në pranga pasi një jaht që mbante emigrantë të paligjshëm u ndalua në Kanalin Anglez. Mjeti lundrues, i cili vinte nga Franca veriore, u evidentua nga një anije e Forcës Kufitare pranë Ishullit ëight të dielën pasdite, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Ekuipazhi i jahtit, dy burra ukrainas të moshës 43 dhe 37 vjeç, u arrestuan për lehtësim të imigracionit të paligjshëm. Ndërkohë, pesë pasagjerë, mes tyre katër shqiptarë dhe një shtetas vietnamez, u ndaluan gjithashtu sipas ligjeve të imigracionit, shkruan BBC

Zyrtari i Lartë Hetues Julian Harriman tha: “Ky operacion ishte pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të NCA-së të udhëhequr së bashku me autoritetet gjyqësore franceze dhe Xhandarmërinë Kombëtare.Luftimi i bandave që kontrabandojnë njerëz mbetet një përparësi si për Francën ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar." Shtatë të dyshuarit mbeten në paraburgim, ndërsa jahti u dërgua në Marinën e Gosport.

kalimet ne kanalin anglez

Sondazh

Poll