Aktualitet

Ndryshonin datën e skadencës së produkteve/ Gjykata e Tiranës cakton masën "arrest në shtëpi" për Agim dhe Florenc Domin, lirohen nga qelia

Agim dhe Florenc Domi u prangosën pasi subjekti i tyre tregtar dyshohet se rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u falsifikuar etiketat, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e qytetarëve. 

22 Korrik 2025, 16:30 Nga N.F
Ndryshonin datën e skadencës së produkteve/ Gjykata e
Foto

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të lënë në arrest shtëpie dy vëllezërit e kompanisë “Master AL”. Agim dhe Florenc Domi u prangosën pasi subjekti i tyre tregtar dyshohet se rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u falsifikuar etiketat, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e qytetarëve. 

Bazuar në pamjet e shpërndara nga policia, vërehet se produktet e skaduara përfshinin brioshë, fruta të thata, fara, pije dhe hurma arabie. Gjykata thekson se dy vëllezërit akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Nga kompania janë sekuestruar 716 koli dhe kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje. Florenc Domi është administrator i subjektit tregtar dhe Agim Domi është magazinier pranë subjektit.

Vendimi: 

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, me vendimin numër 2013 Akti, datë 21.07.2025, mori në shqyrtim kërkesën e: Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaj personave nën hetim A.D. dhe F.D.,  me objekt:

“1. Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit A. D.

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për shtetasin A. D.,, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 e25 i Kodit Penal.
Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit F. D..

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. D., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 e25 i Kodit Penal.”

Gjykata, me vendimin e saj, të shpallur dhe të arsyetuar, pasi ka dëgjuar palët e pranishme në seancë, si dhe ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura nga palët, përfundimisht ka vendosur si më poshtë:

V E N D O S I :

Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A. D. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimi personal ndaj personit nën hetim D. atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. Detyrohet personi nën hetim të qëndrojë, duke mos u larguar nga banesa e tij, ndodhur në adresën., banesë në të cilën jeton me familjen e tij.

Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e tij, në të cilën ai banon, e përcaktuar në vendimin e Gjykatës. Ekzekutimi dhe mbikqyrja e kësaj mase sigurimi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të kryhet nga Prokurori, nëpërmjet Policisë Gjyqësore, të cilët kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë respektimin  dhe zbatimin e urdhërave të përcaktuara në këtë vendim gjyqësor – neni 237 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit, duke e shoqëruar në banesën e tij ku është caktuar të qëndrojë, bazuar në këtë vendim gjyqësor, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, nën ndonjë masë tjetër sigurimi personal, apo i dënuar për llogari të ndonjë vepre apo proçedimi tjetër penal.

Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim F. D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 i Kodit Penal. Caktimin e masës së sigurimi personal ndaj personit nën hetim D., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Detyrohet personi nën hetim të qëndrojë, duke mos u larguar nga banesa e tij, ndodhur në adresën: Tiranë, ., banesë në të cilën jeton me familjen e tij. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e tij, në të cilën ai banon, e përcaktuar në vendimin e Gjykatës.

Ekzekutimi dhe mbikqyrja e kësaj mase sigurimi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të kryhet nga Prokurori, nëpërmjet Policisë Gjyqësore, të cilët kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë respektimin  dhe zbatimin e urdhërave të përcaktuara në këtë vendim gjyqësor – neni 237 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit, duke e shoqëruar në banesën e tij ku është caktuar të qëndrojë, bazuar në këtë vendim gjyqësor, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, nën ndonjë masë tjetër sigurimi personal, apo i dënuar për llogari të ndonjë vepre apo proçedimi tjetër penal

Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. Shpenzimet proçeduriale si dhe ato gjyqësore sikurse janë kryer. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit të Gjykatës. U shpall në Tiranë, sot më dt. 21.07.2025.

agim domi florenc domi

Sondazh

Poll