Aktualitet

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, Apeli i Posaçëm ul dënimin për Pashk Sylën

Syla akuzohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, ndërsa dënimin e vuan në një burg të sigurisë së zakonshme.

22 Korrik 2025, 15:51 Nga r.ll
Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, Apeli i Posaçëm ul
gjkko

TIRANË- Apeli i Posaçëm i ka ulur dënimit Pashk Sylës i cili akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. 

Pashk Syla, i cili ishte dënuar fillimisht me 7 vjet burg kërkoi ndryshim të vendimit që e dënonte me burg. Ndërkohë, Gjykata e Apelit nuk e rrëzoi vendimin, por ia uli dënimin me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burg.

Syla akuzohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, ndërsa dënimin e vuan në një burg të sigurisë së zakonshme.

VENDIMI I PLOTË:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41 akti, datë 08.05.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri P.S., ndaj vendimit nr. 11, datë 03.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 11, datë 03.02.2025 të Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin P.S., me këtë ndryshim:

• Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Pashk Syla me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

2. Shpenzimet gjyqësore të gjykimit në apel, i ngarkohen të pandehurit.

3. Kundër vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të tij.

U shpall në Tiranë, më datë 22.07.2025.

 

gjkko pashk syla

Sondazh

Poll