Aktualitet

Gara për kreun e BKH/ Zhvillohet faza e tretë, SPAK: Komisioni do të rendisë kandidatët e kualifikuar të cilët do të vijojnë

Mësohet se shtatë kandidatët e kualifikuar iu nënshtruan testit të zgjeruar me shkrim (ese) dhe testit për arsyetimin logjik.

22 Korrik 2025, 14:19 Nga M.B
Gara për kreun e BKH/ Zhvillohet faza e tretë, SPAK: Komisioni do
Foto ilustruese

TIRANA- SPAK zhvilloi sot fazën e tretë të përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se shtatë kandidatët e kualifikuar iu nënshtruan testit të zgjeruar me shkrim (ese) dhe testit për arsyetimin logjik.

Bëhet me dije se testimi nisi në orën 11:00 dhe u zhvillua në ambientet e SPAK. Eseja zgjati 60 minuta, ndërsa testi i arsyetimit logjik 45 minuta, me një total kohor prej 1 ore e 45 minutash. Të dyja testet vlerësohen me 60 pikë, nga 30 pikë secili, sipas rregullores së përzgjedhjes.

Ndërkohë, procesi u monitorua nga anëtarët e Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhgues ndërkombëtarë dhe staf teknik mbështetës. Sipas njoftimit të SPAK, pas kësaj faze, kandidatët që do të renditen më të mirët nga Komisioni do të vijojnë garën në fazat pasuese.

Njoftimi i SPAK:

Në përputhje me ligjin nr. 95/2016, sot u zhvillua faza e tretë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht provimi i zgjeruar me shkrim (eseja) dhe testi për arsyetimin logjik. Shtatë kandidatët e kualifikuar nisën testin në orën 11.00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta. Rregullorja për përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të BKH-së parashikon vlerësimin me 60 pikë për të dy testet, pra 30 pikë për secilin.

Procedura e testeve u zhvillua nën vëzhgimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe stafit teknik mbështetës. Në përfundim të këtyre fazave të para; testit të aftësive fizike, provimit të zgjeruar me shkrim (esesë) dhe testit për arsyetimin logjik, Komisioni i Përzgjedhjes do të rendisë kandidatët e kualifikuar, të cilët do të vijojnë me fazat e tjera të konkurrimit.

Testi i ardhshëm është ai i poligrafit dhe intervistës në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.

bkh

Sondazh

Poll