Aktualitet

Mjeti del nga rruga në aksin Shkodër- Koplik, humb jetën një grua, lëndohet shoferi

29 Janar 2020, 14:32 Nga DOSJA
Mjeti del nga rruga në aksin Shkodër- Koplik, humb jetën një

KOPLIK- Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e sotme në aksin Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, rreth orës 15:00. Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një  këmbësore, Gjystina Burgaj, 65 vjeç, ndërsa është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili shkaktoi aksidentin.

Personi i plagosur është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).

Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër,

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne koplik aksident rrugor gjystina burgaj vdes nje person ne koplik aksident ne koplik aksident rrugor gjystina burgaj vdes nje person ne koplik

Sondazh

Poll