Aktualitet

Aksident në Dibër/ Makina u përmbys poshtë rrugës, drejtuesi ndërron jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës

Bëhet me dije se makina ku udhëtonte viktima me iniciale B. S., ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj.

22 Korrik 2025, 12:18 Nga M.B
Aksident në Dibër/ Makina u përmbys poshtë rrugës,
Foto ilustruese

DIBRA- Drejuesi i automjetit i cili humbi drejtimin mbi mjetin në dalje të qytetit të Peshkopisë dhe u aksidentua ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se makina ku udhëtonte viktima me iniciale B. S., ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj. Gjithashtu mësohet se sii pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Njoftimi:

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll