Aktualitet

Vijon "beteja" me vatrën e zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë, mbërrijnë në ndihmë për shuarjen edhe dy avionë nga Greqia

Sipas informacioneve, avionët nga Greqia erdhën pasditen e djeshme, ndërsa pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, edhe Italia dërgoi trup adhe dy avionë zjarrfikës, të tipit "Canadair", të cilët operuan në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në parkun Kombëtar të Lurës.

22 Korrik 2025, 08:01 Nga M.B

 

Vijon "beteja" me vatrën e zjarrit në malin e Dukatit
Foto ilustruese

 

VLORA- Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Dukatit në Vlorë teksa mësohet se dy avionë "Canadair" kanë mbërritur nga Greqia dhe po punojnë për të neutralizuar situatën. Kjo vatër ka qenë aktive prej disa ditësh, ndërsa terreni e ka bërë të vështirë ndërhyrjen për shuarjen.

Sipas informacioneve, avionët nga Greqia erdhën pasditen e djeshme, ndërsa pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, edhe Italia dërgoi trup adhe dy avionë zjarrfikës, të tipit "Canadair", të cilët operuan në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në parkun Kombëtar të Lurës.

Gjithashtu mësohet se mbrëmjen e djeshme, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu pa nga afër situatën e zjarrit që shpërtheu në fshatin Shetel të Shijakut teksa njoftoi se ishte bërë i mundur izolimi i flakëve duke eliminuar rrezikun për banesat.

 

vlora zjarret ne vend

Sondazh

Poll