Aktualitet

Shpërthimi me lëndë plasëse në automjetin e 31-vjeçarit dhe ngjarjet e ditëve të shkuara, kontrolle nga RENEA e FNSH në Sarandë

Bëhet me dije se kontrolle janë zhvilluar edhe nga FNSH dhe forcat “Shqiponja” ndërsa ende nuk dihen rezultatet.

22 Korrik 2025, 08:48 Nga M.B
Shpërthimi me lëndë plasëse në automjetin e
Foto ilustruese

SARANDA- Pas shpërthimit me lëndë plasëse në automjetin e 31-vjeçarit Klaus Jaçes, raportohet se që nga ora 03:30 e mëngjesit në qytet kanë mbërritur forcat RENEA, të cilat kanë zhvilluar kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të përfshirë në disa ngjarje të ndodhura së fundmi atje dhe të dyshuara që mund të kenë lidhje me shpërthimin. Bëhet me dije se kontrolle janë zhvilluar edhe nga FNSH dhe forcat “Shqiponja” ndërsa ende nuk dihen rezultatet.

Mometalisht mund të thuhet se ky është operacioni i dytë që zhvillohet brenda tre ditëve. Një shpërthim me tritol ka ndodhur mesnatën e kaluar në lagjen nr.3 në qytetin e Sarandës nga ku mësohet se një automjeti të parkuar iu vendos eksploziv, duke e hedhur në erë. Sipas informacioneve, automjeti është përfshirë totalisht nga flakët.

Megjithatë në media është hedhur dritë mbi shkaqet e mundshme të kësaj ngjarjeje teksa raportohet se hakmarrja konsiderohet si pistë, kjo pasi pronar i mjetit rezulton Klaus Jaçaj 31-vjeç, i shpallur në kërkim nga policia vetën 4 ditë më parë pas një sherri Jaçaj akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për pronën në bregdet.

Çfarë ndodhi më 17 korrik në Sarandë?

Dy grupe u raportua se u përplasen me armë në mes të ditës në lagjen nr.4 në Sarandë në sy të pushuesve. Sipas informacioneve, dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama mbeten të plagosur. Gjithashtu bëhet me dije se 4 personat e njërit grup, Ramadan Zoto, Erjon Canaj, Klaus Jaçaj dhe Artan Murtaj, të gjithë me precedentë penalë, njeri i dënuar për vrasje. Sipas informacioneve, njërit prej të plagosurve iu gjend armë zjarri.

saranda

Sondazh

Poll