Aktualitet

Aksident në Shkodër, drejtuesi humb kontrollin mbi mjetit dhe përplaset me një biznes

Bëhet me dije se nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë, familjarë të tij, të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

22 Korrik 2025, 08:28 Nga M.B
Aksident në Shkodër, drejtuesi humb kontrollin mbi mjetit dhe
Foto ilustruese

SHKODRA- Një akident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë” në fshatin Rrjoll nga ku mësohet se një drejtues automjeti, shqiptar nga Kosova, ka humbur kontrollin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Bëhet me dije se nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë, familjarë të tij, të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

shkodra

Sondazh

Poll