Aktualitet

Biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK, merret zyrtarisht i pandehur, i komunikohet akuza

Abule është nën hetim për dosjen e kryebashkuakut të Tiranës Erion Veliajt. 

22 Korrik 2025, 11:05 Nga M.B
Biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK, merret zyrtarisht i pandehur, i
Elman Abule

TIRANA- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur paraditen e sotme në SPAK teksa është marrë zyrtarisht i pandehur dhe i është komunikuar akuza. Abule është nën hetim për dosjen e kryebashkuakut të Tiranës Erion Veliajt. 

Abule po hetohet për pastrim parash teksa ai u vendos në pranga më 10 shkurt. Më 13 mars, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie" për biznesmenin Elman Abule. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë të pa ndryshuar masën "detyrim paraqitje" për Shkëlqim Fushën, Gentian Sulën dhe Meriman Palushin.

Çështja "Veliaj"

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

elam abule

Sondazh

Poll