Aktualitet

Hakmarrje pas sherrit të disa ditëve më parë? Hidhet në erë me tritol automjeti i njërit prej të shpallurve në kërkim në Sarandë (EMRI)

Në media është hedhur dritë mbi shkaqet e mundshme të kësaj ngjarjeje teksa raportohet se hakmarrja konsiderohet si pistë, kjo pasi pronar i mjetit rezulton Klaus Jaçaj 31-vjeç, i shpallur në kërkim nga policia vetën 4 ditë më parë pas një sherri për pronësi.

22 Korrik 2025, 07:12 Nga M.B
Hakmarrje pas sherrit të disa ditëve më parë? Hidhet në
Foto ilustruese

SARANDA- Një shpërthim me tritol ka ndodhur mesnatën e kaluar në lagjen nr.3 në qytetin e Sarandës nga ku mësohet se një automjeti të parkuar iu vendos eksploziv, duke e hedhur në erë. Sipas informacioneve, automjeti është përfshirë totalisht nga flakët.

Ndërkohë për shkak të panikut, mësohet se shumë banorë apo turistë kanë dalë nga banesat pas shpërthimit. Nga ana tjetër, sipas informacionit zyrtar të Policisë, nuk raportohet për asnjë person të lënduar.

Megjithatë në media është hedhur dritë mbi shkaqet e mundshme të kësaj ngjarjeje teksa raportohet se hakmarrja konsiderohet si pistë, kjo pasi pronar i mjetit rezulton Klaus Jaçaj 31-vjeç, i shpallur në kërkim nga policia vetën 4 ditë më parë pas një sherri për pronësi.

Jaçaj akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për pronën në bregdet.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.

Çfarë ndodhi më 17 korrik në Sarandë?

Dy grupe u raportua se u përplasen me armë në mes të ditës në lagjen nr.4 në Sarandë në sy të pushuesve. Sipas informacioneve, dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama mbeten të plagosur. Gjithashtu bëhet me dije se 4 personat e njërit grup, Ramadan Zoto, Erjon Canaj, Klaus Jaçaj dhe Artan Murtaj, të gjithë me precedentë penalë, njeri i dënuar për vrasje. Sipas informacioneve, njërit prej të plagosurve iu gjend armë zjarri.

saranda

Sondazh

Poll