Politike

Rama: Nëse dikush bllokon rrugë e vendos tra për banorët, do të konsiderohet vepër penale, është adresuar edhe ligji për bashkëpronësinë

Rama u shpreh në takimin me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e bashkisë se okupimi i një territori brenda hapësirës së një komuniteti me pretendimin se është pronë private do të konsiderohet vepër penale

21 Korrik 2025, 19:54 Nga r.ll
Rama: Nëse dikush bllokon rrugë e vendos tra për banorët, do
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se okupimi i një territori brenda hapësirës së një komuniteti me pretendimin se është pronë private do të konsiderohet vepër penale. Rama u shpreh se nëse dikush vendos tra për të marrë para nga njerëzit që jetojnë aty se është prona e vetë mes pallateve, gjithashtu është vepër penale. Ai u shpreh se është adresuar edhe ligji për bashkëpronësinë.

“Është okupuar një territor brenda hapësirës së një komuniteti me pretendimin se është prona ime. Kjo do konsiderohet vepër penale. Në rast se dikush vendos tra për të marrë para nga njerëzit që jetojnë aty se është prona e vetë mes pallateve, kjo është vepër penale. Çdo lloj okupimi tjetër, zënie tjetër e rrugës, çdo lloj bllokimi që u shkaktohet njerëzve, është vepër penale, e kemi konsultuar me të gjitha legjislacionet dhe nuk ndodh në një qytet me rend ligjor që dikush në emër të pronës së vetë të bëjë ç’të dojë kur nuk është në pyll, por është në qytet. Kemi adresuar me ligjin e fundit për bashkëpronësinë, një element shumë të rëndësishëm që prej kohësh nuk është adresuar dhe prandaj ka prodhuar probleme, elementin e bashkëpronësisë përreth truallit të një godine”, u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll