Bota

Pentagoni: 50 trupa kanë dëmtime traumatike në tru pas sulmit me raketa të Iranit

29 Janar 2020, 12:42 Nga DOSJA
Pentagoni: 50 trupa kanë dëmtime traumatike në tru pas sulmit me

SHBA-Sulmet e Iranit tek ushtritë amerikane kanë shkaktuar lëndimin e disa ushtarëve gjatë fillimit të këtij muaji, ndërsa numri i të lënduarëve është rritur gjithmonë e më shumë.

Sipas nënkolonelit Thomas Campbell, është mësuar se 16 anëtarë të shërbimit kanë rezultuar me dëmtime traumatike në tru për shkak të sulmeve ajrore. Nga 50, tha Campbell, 31 anëtarë të shërbimit ishin kthyer në detyrë.

Disa ditë pas sulmit, ushtria tha që 11 anëtarë të shërbimit u plagosën, ndërsa një javë më parë  Pentagoni tha që 34 anëtarë të shërbimit amerikan u dëmtuan.

Anëtarët e shërbimit u trajtuan në Irak dhe në qendrat shëndetësore ushtarake, duke përfshirë Qendrën Mjekësore Rajonale Landstuhl, spitalin më të madh ushtarak amerikan jashtë Shteteve të Bashkuara kontinentale, dhe në një strukturë mjekësore ushtarake amerikane në Kuvajt.

Trump fillimisht kishte thënë se atij iu tha që asnjë ushtar i forcave amerikane nuk ishte lënduar në sulmin me raketa të 8 janarit në bazën ajrore Ain al-Asad të Irakut, të cilin Irani e kreu si hakmarrje për një sulm me avionë amerikanë në Bagdad ku u vra gjenerali më i fuqishëm i Iranit, Kasem Sulejmani më 3 janar. Ushtria tha se simptomat e tronditjes ose dëmtimit traumatik të trurit nuk u raportuan menjëherë pas sulmit dhe në disa raste u bënë të njohura ditë më vonë.

Burimi: Time.com

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 50 trupa me demtime ne tru irani sulmon bazat amerikane pentakoni 50 trupa me demtime ne tru irani sulmon bazat amerikane pentakoni

Sondazh

Poll

Bota 29 Janar 2020, 12:21

Një baba ka braktisur në aeroportin e Moskës dy fëmijët e tij duke u lënë në një nga çantat një letër ku shkruante se për momentin nuk është në gjendje t...