Bota

Përplasi me makinë turmën e njerëzve në Los Angeles/ Kalimtarët e kapën shoferin menjëherë pas ngjarjes, u qëllua me armë nga një person

Autoritetet e kanë vënë në pranga autorin i cili u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Raportohet se autori kishte plagë me armë zjarri.

20 Korrik 2025, 10:55 Nga N.F
Përplasi me makinë turmën e njerëzve në Los Angeles/
Foto

SHBA- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidenti e regjistruar në Los Angeles, ku një makinë u përplas me një turmë njerëzish duke plagosur 30 persona. Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit tha se kalimtarët e kanë kapur shoferin, e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë qëlluar.

Autoritetet e kanë vënë në pranga autorin i cili u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Raportohet se autori kishte plagë me armë zjarri. Ai është në gjendje të qëndrueshme dhe mund të përballet me akuza për vrasje të mbetur në tentativë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NBC Neës (@nbcneës)

Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve thanë se shoferi u sulmua nga kalimtarët pasi ai kaloi me makinë pranë klientëve në klubin e natës The Vermont dhe u qëllua me armë. Një burrë, që besohet të jetë autori i ngjarjes, iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe besohet të ketë qenë i armatosur me një pistoletë.

aksidenti ne los angeles

Sondazh

Poll