Bota

"Një takim i nivelit të lartë është i nevojshëm për të siguruar paqen", Zelenskyy i propozon Rusisë një raund të ri negociatash javën e ardhshme

Ende nuk është caktuar një datë por Zelenskyy theksoi se negociatat duhet të intensifikohen dhe se duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim.

19 Korrik 2025, 22:47 Nga N.F
"Një takim i nivelit të lartë është i
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka bërë me dije se i ka propozuar Rusisë që të zhvillojnë një raund të ri negociatash javën e ardhshme. Zelensky gjatë fjalës së tij në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar ukrainasve tha se Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov propozoi një takim të ri me palën ruse javën e ardhshme.

Ende nuk është caktuar një datë por Zelenskyy theksoi se negociatat duhet të intensifikohen dhe se duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim. Ai shprehu edhe gatshmërinë që të flasë drejtpërdrejt me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

"Një takim në nivelin më të lartë është i nevojshëm për të siguruar vërtet paqen", tha ai.

Takimi i fundit midis dy palëve u zhvillua në qershor. Në atë kohë, Rusia kishte kërkuar përsëri që Ukraina të lëshonte katër provincat në pjesën e saj lindore dhe të hiqte dorë nga çdo ndihmë ushtarake nga Perëndimi. Kievi i hodhi poshtë "ultimatumet", siç i quante ato, dhe vuri në dyshim gatishmërinë e Moskës për të negociuar një armëpushim. Rezultati i vetëm i dy takimeve të njëpasnjëshme që delegacionet ruse dhe ukrainase patën në Stamboll dhe ishte marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve. 

zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll