Bota

E rëndë në Gjermani, fishekzjarret shpërthejnë mes njerëzve në festë, të paktën 19 të plagosur

Mësohet se në mesin e të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.

19 Korrik 2025, 13:16 Nga M.B
E rëndë në Gjermani, fishekzjarret shpërthejnë mes
Foto nga vendi i ngjarjes

GJERMANIA-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një feste në Dyseldorf të Gjermanisë ku janë plagosur 19 persona, prej të cilëve katër ndodhen në gjendje kritike. Mësohet se në mesin e të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.

Bëhet me dije se disa nga raketat e fishekzjarreve morën drejtim të gabuar, duke fluturuar anash ose shpërthyer në tokë, në mes të njerëzve. Dëshmitarë okularë konfirmuan se disa fishekzjarre devijuan nga rruga e tyre dhe shpërthimet u dëgjuan njëkohësisht në ajër dhe në tokë. Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar dhe policia vendase.

 

gjermania

Sondazh

Poll