Bota

Qëllim ulja e borxhit, Bayrou kërkon heqjen e dy festave kombëtare në Francë, propozimi merr kundërshtime të shumta

Francezët kanë më pak festa kombëtare sesa mesatarja evropiane. Ata kanë 11 festa njësoj si Gjermania dhe SHBA-të.

20 Korrik 2025, 10:14 Nga N.F
Qëllim ulja e borxhit, Bayrou kërkon heqjen e dy festave
Foto

FRANCË- Kryeministri francez, François Bayrou ka vënë në dyshim premtimin e tij për të hequr dy festat kombëtare me qëllim shpëtimin e financave të vendit. Ky propozim i Boyrou për të anuluar festat e së hënës së Pashkëve dhe të 8 majit ka shkaktuar kundërshtim dhe protesta nga e majta dhe e djathta populiste.

Me heqjen e festave francezët do të detyrohen të punojnë dy ditë shtesë në vit pa asnjë rritje page. Qëllimi është rritja e produktivitetit për nxjerrjen e vendit nga borxhi. Francezët kanë më pak festa kombëtare sesa mesatarja evropiane. Ata kanë 11 festa njësoj si Gjermania dhe SHBA-të.

Kryeministri francez është në një pozicion pothuajse të pafuqishëm pasi po drejton një qeveri pa shumicë në parlament, e cila mund të rrëzohet në çdo moment nëse grupet e opozitës vendosin kështu. Sipas BBC kjo pafuqi i ka dhënë Bayrou-t lirinë për të thënë atë që mendon.

Sipas tij situata ekonomike në vend është e rëndë. Çdo sekondë që kalon, Franca ka 5,000 euro më shumë borxh. Sot ajo është 3.3 trilionë euro. Në këto rrethana, Bayrou beson se ndoshta duhet të rimendojnë mënyrën se si jetojnë dhe të punojnë për të shlyer borxhin.

françois bayrou

Sondazh

Poll