Automjeti futet në mes të turmës së njerëzve në Los Angeles, rreth 30 persona të lënduar, disa në gjendje të rëndë
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- Të paktën 5 persona janë në gjendje kritike pasi një automjet raportohet se ka hyrë n&eu...
Zemërimi me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ka nxitur ndryshim të politikës nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.
RUSI- Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa Odesën në Detin e Zi dhe qytete të tjera ukrainase, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur të tjerë, thanë zyrtarët e emergjencave. Sulmi i 19 korrikut është dëshmia e fundit që zyrtarët rusë synojnë të vazhdojnë të sulmojnë popullatën civile të Ukrainës – dhe të përparojnë në fushëbetejë – teksa përpjekjet për armëpushim kanë dështuar.
Zemërimi me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ka nxitur ndryshim të politikës nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Më herët gjatë javës, Trump njoftoi se deri më 2 shtator është afati që presidenti rus, Vladimir Putin të pajtohet për ndaljen e luftimeve.
Që nga marrja e detyrës në janar, Trump e kishte bërë përfundimin e luftës pothuajse 41-mujore të Rusisë kundër Ukrainës prioritet. Por, pavarësisht gjashtë telefonatave mes Trumpit dhe Putinit, tri runde bisedimesh që përfshin zyrtarë amerikanë, rusë dhe ukrainas, dhe takime mes të dërguarve të SHBA-së dhe Kremlinit, Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.
Gjatë natës së 19 korrikut, Rusia lëshoi rreth 380 dronë, raketa lundruese dhe balistike drejt dhjetëra qyteteve ukrainase, tha ushtria. Një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në Odesa u godit, duke vrarë një grua dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas zyrtarëve të emergjencës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se gjithsej gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në Odesa. Në verilindje, në rajonin e Dnipropetrovskut, qyteti i Pavlohradit gjithashtu u sulmua, sipas Serhiy Lysak, kre i administratës ushtarake rajonale.
Në fushëbetejë, Rusia po avancon ngadalë, megjithëse në javët e fundit përparimi i saj është matur vetëm në metra. Po ashtu, po rriten shqetësimet për mundësinë e rrethimit të qytetit të Pokrovskut, pasi forcat ruse kanë bërë përparim të vogël në verilindje të qytetit./REL
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- Të paktën 5 persona janë në gjendje kritike pasi një automjet raportohet se ka hyrë n&eu...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Forcat e Ministrisë së Brendshme të Sirisë kanë nisur dislokimin në Suveida, sipas një m...
Foto nga vendi i ngjarjes GJERMANIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një feste në Dyseldorf të Gjermanisë...
Foto ilustruese SHBA- Një gjykatë amerikane ka pranuar kërkesën e Radios Evropa e Lirë për një masë të pë...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha më 19 korrik se sulmet izraelite kanë vrarë të ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paditur gazetën Wall Street Journal dhe pronarët e saj, përfshirë Rupert Murdo...
Friedrich Merz dhe Keir Starmer GJERMANIA- Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer nënshkruan të ashtuq...
Foto ilustruese GJERMANIA- Si drejtor de facto i një kompanie ndërtimi, serbi i dënuar shkaktoi dëme prej gati 15 milionë eur...
Friedrich Merz GJERMANIA- Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në...
Foto ilustruese EUROPA- Furnitorët, dikur më fitimprurës se vetë prodhuesit e makinave, po hasin vështirësi, shkruan The Econ...