Bota

Gjykatësi urdhëron mbylljen e plazhit nudo në Seattle, shkak sjelljet e pahijshme të pushuesve: Duhet gjetur brenda dy javësh një zgjidhje!

Ky plazh raportohet se prej më shumë se 50 vitesh është një zone e cila përdorët nga nudistët. Vitet e fundit ky plazh është bërë i pëlqyer edhe nga komuniteti LGBTQ. Shqetësimi nuk ka lindur ka lakuriqësia por nga sjelljet e pahijshme që pushuesit po bëjnë në publik.

20 Korrik 2025, 07:26 Nga N.F
Gjykatësi urdhëron mbylljen e plazhit nudo në Seattle, shkak
Foto

SHBA- Pas shqetësimeve të raportuara një gjykatës në Seattle ka urdhëruar mbylljen e një plazhi të njohur për seks publik dhe lakuriqësi. Gjyqtari i Qarkut King, Samuel Chung mësohet se i ka dhënë qytetit dy javë kohë për të trajtuar dhe gjetur një zgjidhje për sjelljen e papërshtatshme që po ndodh vazhdimisht në Parkun Denny Blaine.

Ky plazh raportohet se prej më shumë se 50 vitesh është një zone e cila përdorët nga nudistët. Vitet e fundit ky plazh është bërë i pëlqyer edhe nga komuniteti LGBTQ. Shqetësimi nuk ka lindur ka lakuriqësia por nga sjelljet e pahijshme që pushuesit po bëjnë në publik.

Banorët e zonës së Denny Blaine kanë raportuar një padi ku kanë paraqitur video të njerëzve që masturboheshin në park. Grupi i shkroi një letër të hapur komunitetit ku raportoi disa nga incidentet shqetësuese, duke përfshirë një burrë nudo që masturbohej mbi makinën e tij për më shumë se gjashtë orë.

Sipas letrës së hapur, brenda një jave të vetme këtë mars ndodhën katër incidente masturbimi në publik, dhe komuniteti është prekur nga shkelje të vazhdueshme të pronës, ekspozime të pahijshme dhe 'sjellje kërcënuese'. Chung vendosi që sjellja seksuale dhe lakuriqësia në park përbën një 'shqetësim publik' në një urdhër paraprak të lëshuar të hënën.

plazh nudo ne seatlle

Sondazh

Poll