19 Korrik 2025, 11:41
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha më 19 korrik se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 26 persona dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 100 të tjerë pranë dy qendrave të ndihmës në jug të territorit palestinez. Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Basal i tha AFP-së se 22 persona u vranë pranë një qendre të ndihmës në jugperëndim të Han Junisit, ndërkaq katër të tjerë afër një qendre në veriperëndim të Rafahut, duke fajësuar “sulmet izraelite” për të dyja rastet.
Ushtria izraelite tha se po heton këto pretendime. Për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj mediave ndërkombëtare, raportimet për numrin e viktimave dhe detajet për sulmet e raportuara nga agjencia për mbrojtje civile dhe palë të tjera nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Lufta në Gazë, që u nxit nga sulmi i Hamasit – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare në enklavën palestineze. Mbi 2 milionë persona që jetojnë në Gazë po përballen me mungesë të furnizimeve ushqimore dhe furnizimeve të tjera elementare, teksa mjekët kanë raportuar për rritje të madhe të rasteve të kequshqyerjes.
Raportimet për sulmet ndaj personave që kërkojnë ndihma pranë qendrave të shpërndarjes janë ditore, teksa autoritetet palestineze fajësojnë Izraelin për këto raste. Një ditë më parë, agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se nëntë persona u vranë pranë qendrës për shpërndarjen e ndihmës në veriperëndim të Rafahut.
Fondacioni Humanitar për Gazën – që mbështetet nga SHBA-ja dhe Izraeli – mori përsipër shpërndarjen e ndihmës në Gazë në fund të majit. Ky fondacion tha se të mërkurën 20 persona vdiqën në Han Junis. Por, për vdekjen e tyre fondacioni fajësoi “personat e armatosur të lidhur me Hamasin” që pretendoi se shkaktuan “skena katoike dhe të rrezikshme” dhe “qëlluan drejt personave që kërkonin ndihma”.
Më herët gjatë javës, Kombet e Bashkuara thanë se kanë regjistruar 875 të vrarë në Gazë, të cilët po tentonin të merrnin ndihma, përfshirë 674 “në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën” që kur ky fondacion nisi operacionet për shpërndarjen e ndihmës./ REL
lindje e mesme
Bota
19 Korrik 2025, 09:30
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paditur gazetën Wall Street Journal dhe pronarët e saj, përfshirë Rupert Murdo...
Bota
19 Korrik 2025, 09:03
M.B
Friedrich Merz dhe Keir Starmer
GJERMANIA- Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer nënshkruan të ashtuq...
Bota
19 Korrik 2025, 08:36
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Si drejtor de facto i një kompanie ndërtimi, serbi i dënuar shkaktoi dëme prej gati 15 milionë eur...
Bota
19 Korrik 2025, 08:15
M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në...
Bota
19 Korrik 2025, 07:45
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Furnitorët, dikur më fitimprurës se vetë prodhuesit e makinave, po hasin vështirësi, shkruan The Econ...
Bota
19 Korrik 2025, 07:28
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Prodhimi i armatimeve po ringjall tre qytete në Europë, shkruan The Economist. Qyteti me kalldrëm Bourges ndodhet n&...
Bota
18 Korrik 2025, 22:54
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Më në fund Bashkimi Evropian ka arritur të miratojë pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjello...
Bota
18 Korrik 2025, 22:37
M.B
Prokurorja e Përgjithshme Loretta Lynch dhe Sekretari i Shtetit John Kerry shikojnë Presidentin e SHBA-së Barack Obama
SHBA- Administrata Ob...
Bota
18 Korrik 2025, 22:10
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar “Aktin e gjeniut”, i cili është shndërruar në l...
Bota
18 Korrik 2025, 22:00
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar një marrëveshje të miratuar nga pjesëtarë të Organizatës ...