19 Korrik 2025, 09:30
Nga M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paditur gazetën Wall Street Journal dhe pronarët e saj, përfshirë Rupert Murdoch, duke kërkuar të paktën 10 miliardë dollarë dëmshpërblim, pasi gazeta ka raportuar se emri i tij ishte në një urim të dërguar për ditëlindje për Jeffrey Epstein më 2003, që përmbante një vizatim me përmbajtje të nënkuptuar seksuale dhe një referencë për sekretet që ata ndanin.
Padia, e dorëzuar në gjykatën federale në Majami, përmend si të paditur Rupert Murdoch, Dow Jones, News Corp dhe shefin ekzekutiv të kompanisë Robert Thomson, si dhe dy gazetarë të Wall Street Journal. Në padi pretendohet se ata kanë shpifur ndaj Trumpit dhe i kanë shkaktuar atij dëme të mëdha financiare dhe dëmtim të imazhit.
Epstein, një financier dhe i dënuar për trafikim seksual, bëri vetëvrasje në qelinë e një burgu në Nju Jork më 2019. Rasti ndaj tij ka nxitur teori konspirative dhe u bë i famshëm në mesin e mbështetësve të Trumpit të cilët besojnë se Qeveria ka fshehur lidhjet e Espteinit me personat e pasur dhe të fuqishëm. Trump ka thënë se kishte ndarë rrugët me Epsteinin para se problemet ligjore të financierit të bëheshin publike më 2006.
Presidenti Trump e ka mohuar raportimin e gazetës Wall Street Journal, dhe më herët kishte paralajmëruar Murdochin se kishte ndërmend të padiste. Dow Jones, kompania mëmë e gazetës, është një degë e News Corp.
“Sapo kemi dorëzuar një padi TË FUQISHME kundër të gjithë atyre që ishin të përfshirë në publikimin e artikullit të rremë, dashakeq, shpifës dhe TË RREMË në gazetën e pavlerë, siç është The Wall Street Journal”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
“Shpresoj që Ruperti dhe ‘miqtë’ e tij të përballen me dhënie të dëshmive për orë të tëra për këtë rast”, shtoi Trump.
Një zëdhënës i Dow Jones tha në një deklaratë: “Kemi besim të plotë në saktësinë e raportimit tonë, dhe do të mbrohemi fuqishëm kundër çdo padie”.
Padia e përshkroi si “të rremë” urimin e supozuar të Trumpit për ditëlindjen dhe tha se Wall Street Journal e publikoi artikullin me qëllim që t’i dëmtojë imazhin.
“Duket që artikulli nuk shpjegon nëse të paditurit kanë siguruar një kopje të letrës, e kanë parë atë, u është përshkruar, apo ndonjë rrethanë tjetër që do t’i jepte besueshmëri artikullit”, thuhet në padi.
Për të fituar rastin për shpifje, Trump duhet të dëshmojë se të paditurit kanë vepruar me “keqdashje reale”, që do të thotë se e kanë ditur që artikulli ishte i pavërtetë ose kanë neglizhuar qëllimshëm të vërtetën. Rasti Epstein ka shkaktuar shqetësim në Shtëpinë e Bardhë, pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë këtë muaj erdhi në përfundim se nuk kishte prova që mbështesin teoritë e kamotshme konspirative rreth klientëve të Epsteinit dhe vdekjes së tij.
Disa nga përkrahësit më besnikë të Trumpit u zemëruan kur administrata e tij e ndryshoi qëndrimin dhe hoqi dorë nga premtimi për të publikuar dosjet mbi këtë rast. Më 7 korrik, Departamenti i Drejtësisë tha se Epstein vrau vetën dhe nuk kishte “listë të klientëve të përfshirë” apo të dhëna që thoshin se Epstein kishte shantazhuar njerëz të fuqishëm. Trump të enjten tha se ka udhëzuar prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi, që të kërkojë nga gjykata publikimin e dëshmive të dhëna para Jurisë së Madhe në rastin Epstein.
Një ditë më vonë, Qeveria amerikane kërkoi nga gjykata federale në Manhatan që të publikojë transkriptet e Jurisë së Madhe në rastin Epstein dhe ish-bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell. Maxwell u shpall fajtore më 2021 lidhur me rolin e saj në abuzimin seksual të vajzave të mitura nga Epstein. Maxwell është në proces të apelimit të dënimit me 20 vjet burg në Gjykatën Supreme të SHBA-së./ REL
donald trump
Bota
19 Korrik 2025, 09:03
M.B
Friedrich Merz dhe Keir Starmer
GJERMANIA- Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer nënshkruan të ashtuq...
Bota
19 Korrik 2025, 08:36
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Si drejtor de facto i një kompanie ndërtimi, serbi i dënuar shkaktoi dëme prej gati 15 milionë eur...
Bota
19 Korrik 2025, 08:15
M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në...
Bota
19 Korrik 2025, 07:45
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Furnitorët, dikur më fitimprurës se vetë prodhuesit e makinave, po hasin vështirësi, shkruan The Econ...
Bota
19 Korrik 2025, 07:28
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Prodhimi i armatimeve po ringjall tre qytete në Europë, shkruan The Economist. Qyteti me kalldrëm Bourges ndodhet n&...
Bota
18 Korrik 2025, 22:54
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Më në fund Bashkimi Evropian ka arritur të miratojë pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjello...
Bota
18 Korrik 2025, 22:37
M.B
Prokurorja e Përgjithshme Loretta Lynch dhe Sekretari i Shtetit John Kerry shikojnë Presidentin e SHBA-së Barack Obama
SHBA- Administrata Ob...
Bota
18 Korrik 2025, 22:10
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar “Aktin e gjeniut”, i cili është shndërruar në l...
Bota
18 Korrik 2025, 22:00
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar një marrëveshje të miratuar nga pjesëtarë të Organizatës ...
Bota
18 Korrik 2025, 20:26
M.B
Jair Bolsonaros
BRAZIL- Policia në Brazil bastisi shtëpinë dhe selinë politike të ish-presidentit Jair Bolsonaros herët ...