Politike

Edmond Panariti: AKU të bllokojë produktin e qumështit pluhur, i rrezikshëm për bebet

28 Janar 2020, 16:00 Nga DOSJA
Edmond Panariti: AKU të bllokojë produktin e qumështit pluhur, i

TIRANË– Ish-minstri i Drejtësisë, Edmond Panariti ka denoncuar përmes një postimi në Facebook, se produkti i qumështit pluhur është i rrezikshëm për bebet. Panariti shprehet se AKU duhet të bllokojë urgjentisht te gjithë sasinë e qumështit, i cili sipas tij, mund t’u ketë marrë jetën dy foshnjave në Berat. Ai thotë se të gjitha familjet, të cilat kanë marrë këtë produkt, ta kthejnë tek autoritetet dhe të presin përgjigjen e analizave.

POSTIMI I I PLOTË I EDMOND PANARITIT:

Foshnjet dhe fëmijët mund të jenë në rrezik! Duhet vepruar me shpejtësi!
AKU duhet të bllokojë urgjentisht të gjithë sasinë e qumështit pluhur ( formula për bebe) i cili me shumë mundësi u mori jetën dy foshnjeve në Berat. Menjëherë dhe tani! Drejtori i AKU-së, të dalë në konferencë për shtyp për të bërë publike masat e bllokimit    të produktit dhe të urdherojë tërheqjen nga tregu të gjithë sasisë së qumështit për bebe nga firma qe e ka prodhuar. T’u bëhet thirrje të gjitha familjeve që mund të kenë përfituar nga shpërndarja e këtij qumështi që ta dorëzojnë atë te autoritetet. Të pritet përfundimi i analizave komplekse kimike dhe bakteriologjike për këtë ngarkesë ! Qindra foshnje mund të jenë në  rrezik! Të fillojë një kontroll masiv analitik i qumështit formulë për        fëmijë  në tregjet tona.. Nuk  është  shaka! Shikoni studimin e një  viti më parë  të kryer në Amerikë për ushqimet e fëmijëve. Rreziku është real.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bebet edmond panariti qumeshti pluhur bebet edmond panariti qumeshti pluhur

Sondazh

Poll