Aktualitet

‘Ndryshonte prokurorët’/ Denoncimi i ri kthen në pikën 0 hetimet për prokuror Anton Martinin, KPK nis punën nga e para, si u mbrojt hetuesi: Dosjet hidhen në short

Sipas denoncuesit, hetuesi Martini gjatë kohës që ka qenë drejtues i komanduar në Shkodër, i ka hequr dosjet disa prokurorëve për t’ua kaluar disa të tjerëve.
Featured image of article: ‘Ndryshonte prokurorët’/ Denoncimi i ri kthen në pikën 0 hetimet për prokuror Anton Martinin, KPK nis punën nga e para, si u mbrojt hetuesi: Dosjet hidhen në short Anton Martini

TIRANË– Prokurori Anton Martini ka dalë për herë të dytë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kjo pasi më 11 dhjetor, pranë KPK-së është depozituar një denoncim i ri për subjektin.

Sipas denoncuesit, hetuesi Martini gjatë kohës që ka qenë drejtues i komanduar në Shkodër i ka hequr dosjet disa prokurorëve për t’ua kaluar disa të tjerëve. Ka qenë pikërisht ky denoncim që ka bindur Komisionin t’i futet edhe njëherë hetimeve. 

I pyetur për një koment lidhur me denoncimin e bërë ndaj tij, Martini risolli faktin se dosjet hidhen me short dhe se asnjëherë ndaj tij nuk ka pasur ankesa apo kundërshti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Për aq kohë sa  kam drejtuar Prokurorinë e Shkodrës jam munduar të jap kontributin tim. Dosjet hidhen në short manual. Në asnjë rast nuk ka patur ankesa apo kundërshti për korrektesën time në punë. Zëvëndësimi është bërë me kërkesë të familjarëve të pandehurve. Zëvendësimi i prokurorëve është bërë edhe për arsyen e riorganizimit të punës në prokurorisë në Shkodër sa kohë ishte në drejtimin tim,”–  është shprehur Martini.

Pas shpjegimit të tij, Komisioni e përfundoi seancën duke caktuar datën 29 janar në orën 10, si ditë kur do të japë edhe vendimin përfundimtar për hetuesin. 

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “‘Ndryshonte prokurorët’/ Denoncimi i ri kthen në pikën 0 hetimet për prokuror Anton Martinin, KPK nis punën nga e para, si u mbrojt hetuesi: Dosjet hidhen në short

  1. Shume dashakeqes ky ankim.Flas me kopetence si pjese e kesaj .Anton Martini eshte nder prokuroret me te nderuar,profesionale,me integritet,eshte nje nder burrat e radhe qe ka Shqiperia,eshte nder prokuroret e radhe te pandyre.Ai qe ka padit per veprimtarine e tij ne Shkoder asht dashte me thane ma pare se ai kurre nuk eshte bere pale me krimin por asht mbeshtete te prokuroret e nivelit te tij qe jane si ai.Sikur Shqiperia te kete 12 prokurore si Anton Martini do ishte ndryshe sot , jo ketu ku jemi. Kujdes kur cenohen personalitete te tille qe jane shembull morali ,karakteri profesional qendrese ndaj se keqes.Per bij te tille
    ka nevoje Shqiperia.Nderim e respekt per kete burre te vertete!

Shto Koment