Aktualitet

‘Na ka ngelur në dorë, s’ka qenë qëllimi për ta vrarë”/ Erzen Breçani zbardh dëshminë e pengmarrësve të Jan Pre

29 Janar 2020, 07:28 Nga DOSJA
‘Na ka ngelur në dorë, s’ka qenë qëllimi

Tiranë- Ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani ka treguar të tjera detaje për pengmarrjen e Jan Prengës në mes të Kamzës.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Breçani thotë se në bazë të informacioneve që ka, njëri nga katër personat e arrestuar nga Policia e Shtetit, u ka treguar hetuesve që Jan Prenga ka humbur jetën për shkak të dhunës që rrëmbyesit kanë ushtruar ndaj tij, ndërsa nuk kanë dashur ta vrisnin.

“Për mendimin tim, ky është rrëmbim për motiv pengmarrje. Çdo njeri që kryen pengmarrje ka një arsye, ka një kërkesë. Në dijeninë time, policia që arrin në konkluzion që personi është i vdekur, edhe në bazë të informacioneve që kam, janë pasi kanë kryer arrestimin e personave. Është deklaruar nga një nga këta persona që ‘na ka ngel në dorë, s’ka qenë qëllimi për ta vrarë”, ka thënë ai.

Ish-zyrtari i policisë shprehet se në datën 17 Janar kur dhe u rrëmbye Jan Prenga, në momentet e para policia e ka konsideruar ngjarjen si konflikt çasti dhe nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur.

“Nuk është vlerësuar si duhet. Kanë menduar se mund të jetë një konflikt çasti. Policia është e mirëorganizuar që emri i personit ka një databaze, dhe shikohet a ka konflikte. Jepen targat e makinave, sa persona kanë marrë pjesë dhe këtu duhet të reagojë në kohë policia”, u shpreh Erzen Breçani.

Policia e Shtetit njoftoi dje se Jan Prenga është vrarë nga rrëmbyesit. Sipas uniformave blu, Prenga ka humbur jetën nga dhunimi brenda makinës dhe dyshohet që trupi të jetë groposur. Katër persona janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni i policisë u zhvillua në resortin e familjes Hajri në Shijak. 

Marrë nga Opinion.al 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erzen brecani jan prenga erzen brecani jan prenga

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 06:47

Librazhd- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit, ar...

Aktualitet 28 Janar 2020, 22:04

TIRANË– Po të shikosh orarin 11 e 45, fakti që kanë lënë gjurmë gjaku, rrëmbimi me Range, atyre nuk iu është bërë vonë fare, sikur të ishin Zot në at...