Bota

Milo Gjukanoviç bën deklaratën e fortë: Nuk ka Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe, vetëm tragjedi

28 Janar 2020, 16:16 Nga DOSJA
Milo Gjukanoviç bën deklaratën e fortë: Nuk ka Serbi

TIVAR- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste Demokratike në qytetin e Tivarit ka lëshuar deklarata të forta për qasjen nacionaliste të Serbisë në rajon. Presidenti malazez, duke iu referuar politikës aktuale serbe ka veçuar ëndrrat ekspansioniste në kurriz të fqinjëve në të kaluarën dhe në vazhdim.

Nga ana tjetër, Gjukanoviç ka paralajmëruar se ky plan që vazhdon që nga vitet 90-të, nuk mund të bëjë as një Serbi të madhe e as një Shqipëri të madhe, por veç një tragjedi të madhe, transmeton media serbe B92.

“Ky është një plan që ka qenë përherë në sirtar që në vitet ’90 dhe ka kushtuar kaq shumë jetë për rajonin tonë. Prandaj nuk mund të ketë as Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe, por vetëm një Tragjedi të Madhe. Në vend se të mësonin këto mësime të ’90-ës…siç shohim 30 vjet më pas, idetë e vjetra po rikthehen në tavolinë dhe pjesë integrale e këtyre ideve është nacionalizmi pas idesë së Serbisë së Madhe që duke përdorur Kishën Orthodhokse përpiqet të përfaqësojë Malin e Zi, të ndikojë jetën në Malin e Zi…Është diçka me të cilën ne nuk biem dakord dhe ndaj së cilës po tregojmë rezistencë të vendosur dhe që ne nuk do të lejojmë të ndodhë ndonjëherë në Mal të Zi”, deklaroi Gjukanoviç.

Sipas presidentit të Malit të zi dhe DPS , nacionalizmi serbomadh duhej të qetësohej pas vitit 2006, por kurrë nuk u pajtua me pavarësinë malazeze dhe edhe më tutje ëndërron që të ri krijojë Ballkanin dhe të krijojë Serbi te rritur, Shqipëri dhe Kroaci të rritura dhe të tjerët të zhduken, raporton media serbe B92.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni milo gjukanoviç serbi e madhe shqiperi e madhe tivar milo gjukanoviç serbi e madhe shqiperi e madhe tivar

Sondazh

Poll