Aktualitet

‘I lutem Zotit për të gjithë ju’, Dom Gjergj Meta përshkruan ndjesinë pas tërmeteve: Thjesht ndiejmë frikë, ekzisten

29 Janar 2020, 07:23 Nga DOSJA
‘I lutem Zotit për të gjithë ju’, Dom Gjergj Meta

TIRANË- Shqipëria mbrëmjen e djeshme u godit nga një tërmet që sipas IGJEUM ishte me manginudë 4.9 rihter dhe u ndje në disa qytete të vendit. Në një reagim në Facebook, Dom Gjergj Meta ka përshkruar atë që ai ka ndjerë pas lëkundje dhe shton se në ato momente ekzistenca kthehet në një mister.

Dom Gjergji në shkrimin e tij shprehet se frika në ato momente i pushton të gjithë dhe askush nuk di si të reagojë në ato momente paniku. “Sado të mundohemi nuk mund ta rrokim plotësisht kuptimin e jetës e as të vdekjes. Na tejkalon pafundësisht”, shprehet më tej Meta.

SHKRIMI I PLOTË

Diku një virus, diku tërmete, diku luftëra, diku tjetër sëmundje. Janë gjëra që ndodhin qysh se njeriu ekziston madje edhe para se ai të ekzistonte. Do të vazhdojnë të ndodhin përsëri, ashtu sikurse do të vazhdojë të ketë njerëz që lindin, martohen, gëzojnë, ndërtojnë e arrijnë suksese. Kundërshtia është shoqja jonë e jetës.  E vërtetë se kur të dridhet toka nën këmbë ndjen frikë e ndjehesh i pasigurtë. Frika na banon e bashkëjeton me ne. Nuk e dimë si të reagojmë. Thjesht ndjejmë frikë. Frikë se nuk e dimë çka vjen më pas. Kur ndodh që të kem frikë, as unë nuk di të sillem shpesh. 

Megjithatë jetojmë në një botë që nuk e krijuam ne, por na u dha. Kemi ardhur në një univers ligjet e të cilit nuk i bëmë ne, por i gjetëm. Nuk njohim shumë nga kjo botë, madje shumë pak, e nuk ka si të jetë ndryshe. Madje nuk njohim as vetë veten tonë.  Sado të mundohemi nuk mund ta rrokim plotësisht kuptimin e jetës e as të vdekjes. Na tejkalon pafundësisht. E në këtë rast ekzistenca, qoftë si jetë njerëzore e qoftë si materie, kthehet në një mister. Për mua ky mister ka një emër dhe është dashuria. Kjo dashuri vjen nga Zoti. Unë këtë dua të besoj dhe e besoj, madje i besohem Atij.

Nuk kam fjalë të tjera vetëm ato të psalmit 23: “Zoti është bariu im asgjë nuk më mungon…Edhe në kalofsha në luginën e hijes së vdekjes s’trembem nga e keqja sepse ti je me mua…” Natën e mirë miq! Nuk e di si do të ndjeheni sonte ju që keni provuar frikën nga lëkundjet. Nuk di çfarë tjetër të bëj veçse t’i lutem Zotit për ju të gjithë!

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e djeshme në orën 21:15. Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.9 të shkallës rihter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta termet ne shqiperi 28 janar 2020 termete ne shqiperi dom gjergj meta termet ne shqiperi 28 janar 2020 termete ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 06:47

Librazhd- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit, ar...

Aktualitet 28 Janar 2020, 22:04

TIRANË– Po të shikosh orarin 11 e 45, fakti që kanë lënë gjurmë gjaku, rrëmbimi me Range, atyre nuk iu është bërë vonë fare, sikur të ishin Zot në at...