Aktualitet

29 Janar 2020, 06:47 Nga DOSJA

Librazhd- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit, argjendarinë e Skënder Xhanit, i cili është kunati i deputetit socialist Bashkim Fino. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vjedhja është kryer në kohë rekord, në pak sekonda, ku autorët kanë mundur të marrin sende me vlerë që shkojnë deri në miliona lekë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët kanë vepruar sipas një plani të parapërgatitur duke i kryer veprimet me shpejtësi dhe kanë arritur të merrnin gjithçka që kishin si objektiv. Për të realizuar vjedhjen ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit, ku kanë marrë  çelësat e argjendarisë dhe më pas janë futur te biznesi, në të cilin kanë kryer grabitjen. Gjatë grabitjes nuk është ndezur as alarmi i biznesnit, pasi është çaktivizuar nga autorët. Policia njofton se në dyqan nuk ka pasur asnjë thyerje. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Kujtojmë që në muajin maj të vitit të vitit të kaluar disa persona grabitën banesën e Skënder Xhanit. Autorët i morën rreth 1.5 mln lekë të reja. Biznesmeni dhe familjarët e tij nuk ishin në banesë në momentin që ndodhi grabitja. Policia mbajti të fshehtë ngjarjen.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet argjendaria në librazhd skënder xhani vidhet argjendaria e kunatit të bashkim finos grabitet argjendaria në librazhd skënder xhani vidhet argjendaria e kunatit të bashkim finos

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 22:04

TIRANË– Po të shikosh orarin 11 e 45, fakti që kanë lënë gjurmë gjaku, rrëmbimi me Range, atyre nuk iu është bërë vonë fare, sikur të ishin Zot në at...