Aktualitet

Shkak mungesa e avokatit të Nuredin Dumanit/ Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë” për në 2 shtator

Bëhet me dije se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit Artan Simoni që mbron bashkëpunëtorin e drejtësisë Nuredin Dumani.

17 Korrik 2025, 10:37 Nga E. D
Shkak mungesa e avokatit të Nuredin Dumanit/ Shtyhet seanca për dosjen
foto ilustruese

TIRANË- Seanca e sotme gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për në datën dy shtator. Bëhet me dije se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit Artan Simoni që mbron bashkëpunëtorin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

“plumbi i artë”

Sondazh

Poll