Aktualitet

Agravon sherri në Sarandë/ I riu plagos me thikë 44-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici pas disa orësh, autori dhe i plagosuri me precedentë penalë (EMRAT)

44-vjeçari pas ngjarjes është transportuar drejt Spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë.

17 Korrik 2025, 08:43 Nga N.F
Agravon sherri në Sarandë/ I riu plagos me thikë
Foto

SARANDë- Një 26-vjeçar është vetëdorëzuar në polici disa orë pasi plagosi me thikë një 44-vjeçar në Sarandë. I riu Elvis Ndoji mbrëmjen e djeshme pas një konflikti plagosi me thinë në rrugën “Mitat Hoxha” Klodjan Bashollin.

44-vjeçari pas ngjarjes është transportuar drejt Spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Mësohet se Ndoji rezulton person me precedentë penalë. Ai është arrestuar në tetor 2024 si autor i disa vjedhjeve. Gjatë arrestimit të tij atëherë, i’u gjet një thikë dhe një sopatë, ndërkohë që nuk dihet se si ka përfunduar kaq shpejt i lirë.

Edhe Klodjan Basholli rezulton i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008 ku në plazhin e Manastirit u kap një skaf me 278 kg marijuanë. Ndërsa më vonë ai është arrestuar sërish në vitin 2017, si pjesë e një grupi që kryente vjedhje në fshatrat kufitare greke. Gjatë operacionit të atëhershëm, dy prej bashkëpunëtorëve të tij i’u gjetën nga policia edhe 2 pistoleta.

plagosje ne sarande elvis ndoji klodjan basholli

Sondazh

Poll