Aktualitet

U kapën teksa vidhnin karburant nga makinat e parkuara, arrestohen dy shqiptarë në Itali, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal

Qytetari i ndoqi nga larg autorët, duke informuar policinë se ata ishin zhvendosur në via Rosselli, pranë një kompanie private, për të kryer një tjetër vjedhje. Brenda pak minutash, patrullat e Policisë  identifikuan dhe ndaluan makinën. 

17 Korrik 2025, 10:22 Nga N.F
U kapën teksa vidhnin karburant nga makinat e parkuara, arrestohen dy
Foto

ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë. Ata u arrestuan në Breshia pasi u kapën në flagrancë teksa vidhnin karburant nga automjete të parkuara. Një qytetar vuri re një automjet të dyshimtë në zonën via Buozzi dhe njoftoi menjëherë policinë.

Qytetari i ndoqi nga larg autorët, duke informuar policinë se ata ishin zhvendosur në via Rosselli, pranë një kompanie private, për të kryer një tjetër vjedhje. Brenda pak minutash, patrullat e Policisë  identifikuan dhe ndaluan makinën. 

Gjatë kontrollit, në mjet u zbuluan 5 bidona me naftë të vjedhur, mjete vjedhjeje, përfshirë tre kaçavida, dy thika me mbyllje automatike, të fshehura nën sedilje. Bashkëpunëtori i dytë u përpoq të ikë në këmbë duke u futur në një ndërtesë, por u arrestua pas një ndjekjeje të shkurtër. Shqiptarët nuk kishin leje qëndrimi në Itali dhe ishin të njohur më parë për autoritetet italiane për precedentë penalë.

arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll