Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat/ Petrit Çakrri: Nuk kam lidhje me ngjarjen! Me vëllezërit Bushgjoka dolëm në zonë për të kërkuar një sasi droge!

Sipas tij, ai nuk e njihte personalisht viktimën dhe pohoi se nuk ka lidhje me ngjarjen, as nuk e dinte çfarë kishte ndodhur. Ai ka deklaruar se i vetmi nga vëllezërit Bushgjoka që njihte ishte Kristi Bushgjokaj, i cili aktualisht është në kërkim nga policia.

17 Korrik 2025, 10:05 Nga N.F
Vrasja e 23-vjeçarit në Mat/ Petrit Çakrri: Nuk kam lidhje me
Foto

TIRANË- Një prej autorëve të arrestuar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra ka dëshmuar para grupit hetimor. Petrit Çakrri gjatë dëshmisë së tij pranoi pjesërisht se ditën e ngjarjes ka qenë në zonën ku ndodhi krimi.

Sipas tij, ai nuk e njihte personalisht viktimën dhe pohoi se nuk ka lidhje me ngjarjen, as nuk e dinte çfarë kishte ndodhur. Ai ka deklaruar se i vetmi nga vëllezërit Bushgjoka që njihte ishte Kristi Bushgjokaj, i cili aktualisht është në kërkim nga policia.

Ai ka sqaruar se me Kristi Bushgjokën është njohur në burg. Sipas tij pas daljes nga burgu ata kanë ruajtur marrëdhënien e tyre. Çakrri shtoi se ishte takuar me vëllezërit Bushgjoka pasi ata i kishin thënë se do të dilnin në zonë për të kërkuar një sasi droge nëpër fshatra.

Sipas tij gjatë rrugës janë ndarë në dy makina. Ky detaj nga dëshmia e tij përputhet me pamjet e kamerave të sigurisë të analizuara nga policia. Edhe Çakrri ashtu si i arrestuari Fatjon Bushgjoka ka mohuar se është i përfshirë në vrasjen e të riut.

Ai ka shtuar se në një moment, vëllezërit Bushgjoka janë futur në një tjetër makinë, që sipas grupit hetimor, mendohet të jetë automjeti i 23-vjeçarit. Sipas tij pasi janë futur në mjet i kanë thënë që të largohet. Sa i përket vrasjes së Dobrës, Çakrri tha se e mori vesh ngjarjen nga mediat.

vrasje e renis dobres

Sondazh

Poll