Aktualitet

"Në tre ditë, 20 ton mallra të bllokuar", Tatimet: Inspektuam 87 subjekte! Vazhdon me intensitet aksioni

Tatimet bëjnë me dije se në 3 ditët e para të aksionit janë bllokuar 20 ton mallra.

17 Korrik 2025, 09:44 Nga N.F
"Në tre ditë, 20 ton mallra të bllokuar", Tatimet:
Foto

TIRANË- Drejtoria e Tatimeve përmes një njoftimi ka bërë me dije se po vijon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale intensitet. Tatimet bëjnë me dije se në 3 ditët e para të aksionit janë bllokuar 20 ton mallra.

Më tej bëhet me dije se në këto tre ditë janë inspektuar 87 subjekte. Drejtoria e Tatimeve shton se rezultate  tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

"Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori," thuhet në njoftim.

"Në tre ditë, 20 ton mallra të bllokuar", Tatimet:

drejtoria e tatimeve

Sondazh

Poll