Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Makina humb kontrollin dhe përplas të moshuarin me biçikletë, 72-vjeçari përfundon në spital

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”.

17 Korrik 2025, 09:33 Nga N.F
Aksident në Shkodër/ Makina humb kontrollin dhe përplas të
Foto

SHKODËR- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotmë në Shkodër. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”. Sipas policisë një mjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një biçikletë.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur 72-vjeçari i cili po lëvizte me biçikletë. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. 

Njoftimi:

Rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”, shtetasi Y. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll