Politike

Kronika e RAI3 për kanabisin, Rama: Turp gazetaresk, Guardia di Finanza ta përgënjeshtrojë!

28 Janar 2020, 12:23 Nga DOSJA
Kronika e RAI3 për kanabisin, Rama: Turp gazetaresk, Guardia di Finanza ta

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, e quan një ‘turp gazetarie’, kronikën e transmetuar dje në Rai 3, për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Përmes rrjeteve sociale, Rama kërkon që Task-Forca italiane, Guardia di Finanza të dalë dhe të përgënjeshtrojë Rai 3. Shefi i qeverisë thotë se realiteti nuk ka lidhje me atë që është shfaqur dje në ekran dhe monitorimin e GDF. 

Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!

— Edi Rama (@ediramaal) January 28, 2020

 

Mbrëmë, në edicionin qëndror të lajmeve, Rai 3 ka transmetuar një kronikë ku vihet në dukje rritja e prodhimit të kanabisit me 1200%. Gazetari italian shprehet se janë gjetur më shumë se 100 mijë bimë në male, dhe shton se televizioni ka parë një raport të brendshëm të GDF, që konfirmon shifrat e nxjerra.

Pas kësaj kronike kanë ardhur edhe reagimet e opozitës në Shqipëri. Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kronika e TG3 tregon se kryeministri Edi Rama dhe Sandër Leshaj kanë mashtruar. Ndërsa PD-ja shton se rritja e shifrave tregon se po afrohen zgjedhjet dhe se qeveria do i blejë sërish ato me kanabisizimin e vendit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama televizioni italian rai3 tg3 kronike per kanabisin edi rama televizioni italian rai3 tg3 kronike per kanabisin

Sondazh

Poll