Politike

Reportazhi i Rai 3, Lleshaj kundër televizionit: Dizinformuat, ne jemi çliruar nga fenomeni i kultivimit të kanabisit

28 Janar 2020, 13:45 Nga DOSJA
Reportazhi i Rai 3, Lleshaj kundër televizionit: Dizinformuat, ne jemi

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas reportazhit të Rai 3, që fliste për 12 fishim të  kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Në një reagim, Lleshaj shkruan se kjo nuk është hera e parë që një media bie pre e dizinformimit.

Më tej shton se falë partneriteti me Italinë, Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit dhe shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë.

“Nuk është hera e parë, që një media në Itali bie pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë!

Falë këtij partneriteti Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit dhe shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë. Fatmirësisht këto rezultate janë të certifikuara nga autoriteti i padiskutueshëm i Guardia di Finanza-s. Beteja vijon ?????”, shkruan Sandër Lleshaj.

Mbrëmë, në edicionin qëndror të lajmeve, Rai 3 ka transmetuar një kronikë ku vihet në dukje rritja e prodhimit të kanabisit me 1200%. Gazetari italian shprehet se janë gjetur më shumë se 100 mijë bimë në male, dhe shton se televizioni ka parë një raport të brendshëm të GDF, që konfirmon shifrat e nxjerra.

Pas kësaj kronike kanë ardhur edhe reagimet e opozitës në Shqipëri. Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kronika e TG3 tregon se kryeministri Edi Rama dhe Sandër Leshaj kanë mashtruar. Ndërsa PD-ja shton se rritja e shifrave tregon se po afrohen zgjedhjet dhe se qeveria do i blejë sërish ato me kanabisizimin e vendit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sander lleshaj televizioni italian rai3 tg3 kronike per kanabisin sander lleshaj televizioni italian rai3 tg3 kronike per kanabisin

Sondazh

Poll