Aktualitet

VIDEO-LAJM/ Qytetarët në panik pas lëkundjeve të forta, braktisin banesat dhe dalin në rrugë

28 Janar 2020, 20:50 Nga DOSJA

TIRANË– Qytetarë të shumtë kanë braktisur banesat e tyre duke dalë në rrugë pas lëkundjeve të forta me magniturdë 4.8 gradë të shkallës rihter.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Dosja.al të cilat janë shkrepur në disa zona të kryeqytetit, banorët i janë rikthyer avazit të dy muajve më parë duke mbushur rrugë.

Ka edhe të tjerë, të cilët kanë marrë makinat dhe lëvizin rrugëve, me shpresën që gjithçka t’i kthehet normalitetit.

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e sotme në orën 21:15. Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.8 të shkallës righter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan. Paraprakisht nuk raportohen dëme materilae apo në njerëz, ndërkohë që sipas IGJEUM, Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile po komunikon vazhdimisht me banorë të shumtë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shqiperi 28 janar 2020 termet ne shqiperi 28 janar 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 19:15

TIRANË- Wang Haoran (UanHaoran) ndodhet prej 3 muajsh në Shqipëri. Po studion për Gjuhë e Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pedagogu i vet i ka vendosur ...