Aktualitet

Ishte duke notuar në Ksamil dhe u ndje keq, turisti turk transportohet me helikopter për në Tiranë

Turisti i identifikuar si Ismail Yavuz Koz, mësohet se u dërgua me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.

14 Korrik 2025, 19:22 Nga M.B
Ishte duke notuar në Ksamil dhe u ndje keq, turisti turk transportohet me
Foto ilustruese

KSAMIL- Një turist turk 37-vjeç, raportohet se është ndjerë keq pasditen e sotme në Ksamil, gjatë kohës që ishte duke notuar. Turisti i identifikuar si Ismail Yavuz Koz, mësohet se u dërgua me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.

Sipas informacioneve, bashkëshortja e tij ka deklaruar se 37-vjeçari ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Turisti është transportuar fillimisht me ambulancë drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rëndë, është nisur drejt Tiranës.

ksamil

Sondazh

Poll