14 Korrik 2025, 19:11
Nga M.B
Theth
THETH- Mbrëmjen e sotme vijon prishja e objekteve të fundit pa leje nga ana e IKMT në Theth teksa raportohet se pronarët kërkojnë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi. Momentalisht nuk ka informacion dhe nuk dihet si do të veprojnë përfaqësuesit e IKMT-së.
Si nisi çështja e ndërtimeve pa leje?
Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.
Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.
Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.
Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.
theth
Aktualitet
14 Korrik 2025, 18:47
E. D
foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë dënuar me 80 vite burg grupin italo-shqiptar që trafonte kokainë dhe heroinë. Sip...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 18:53
M.B
Para
KAKAVIJË- Një 40-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar të nxjerrë nga Shqipëria 14 000 euro t&eum...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 18:22
E. D
pamje nga zjarri
MALLAKSËR- Tre vatra zjarri vijojnë të jenë ende aktive në Drenovë të Mallakastrës. Bëh...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 17:55
M.B
Marjan Rroku dhe Alda Canaj
TIRANA- Ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 17:25
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Teksa në Shqipëri qeveria ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike, nga kafenetë tek tavol...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 17:07
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj, por reflekton nivelin e integritetit të institucioneve. N&eu...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 16:50
E. D
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli
PRISHTINË- Ditën e sotme është seanca e gjykimit për vrasjen Liridona Ademajt. Gjatë seanc&e...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 16:54
M.B
Pjetër Shala
HAGË- Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t'i ul&eum...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 16:00
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- 41-vjeçari Sirjan Jahja është arrestuar në Dobraç të Shkodrës pasi dyshohet se kanosi ...
Aktualitet
14 Korrik 2025, 15:48
M.B
Gazmir Preçi
TIRANA- GJKKO shpall fajtor dhe dënoi me 2 vite e 4 muaj burgim, me gjykim të shkurtuar, ish-shefin e Antidrogës s&...