Aktualitet

Tentoi të nxirrte nga vendi 14 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 40-vjeçari

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

14 Korrik 2025, 18:53 Nga M.B
Tentoi të nxirrte nga vendi 14 mijë euro të padeklaruara,
Para


KAKAVIJË- Një 40-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar të nxjerrë nga Shqipëria 14 000 euro të padeklaruara. Policia bën me dije se shuma e parave është sekuestruar. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit O. K., ku u gjetën 14 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin O. K., 40 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

kakavije

Sondazh

Poll