Aktualitet

Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ish-agjenti i SHISH humb betejën në Kushtetuese, mbetet në burg

Rroku kërkoi të shfuqizojë vendimet gjyqësore të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë për dënimin e tij të përjetshme në burg.

14 Korrik 2025, 17:55 Nga M.B
Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ish-agjenti i SHISH humb
Marjan Rroku dhe Alda Canaj

TIRANA- Ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj në vitin 2001 në Tiranë, ka humbur betejën në Gjykatën Kushtetuese pasi kjo e fundit ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare një ankim të depozituar prej tij.

Pas kësaj, tashmë mbetet i pandryshuar dënimin e marrë nga ai si autor i vrasjes së Alda dhe Mbarime Canajt. Rroku kërkoi të shfuqizojë vendimet gjyqësore të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë për dënimin e tij të përjetshme në burg.

Gjithashtu ai kërkoi shfuqizim të tre shkallëve të gjykimit për vendimin që i refuzoi atij kërkesën për pavlefshmëri të urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal të dënimit. Sipas tij, urdhri i ekzekutimit ishte i pavlefshëm, pasi ishte firmosur vetëm nga kryesuesi i trupës dhe jo nga dy anëtarët.

Nga ana tjetër, sipas Gjykatës Kushtetuese, ankimi është depozituar në prill 2025, 11 vite pasi kërkuesi ka marrë dijeni për dënimin, në një kohë afati aktual është 4 muaj, ndërsa ai i parashikuar në ligjin e kohës 2 vite. 

marjan rroku

Sondazh

Poll