Aktualitet

Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim zgjedhjet e 30 qershorit 2019, pranohet ankimi i opozitës

28 Janar 2020, 17:48 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim zgjedhjet e 30 qershorit 2019,

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim zgjedhjet e 30-qershorit që u zhvilluar në vitin 2019. Dosja.al mëson se treshja e gjyqtarëve kushtetues kanë pranuar kërkesën e kryebashkiakes në detyrë për Shkodrë, Voltana Ademi, e cila ka paraqitur në emër të shoqatës së bashkive, duke i cilësuar si antikushtetuese këto zgjedhje.

Ademi e depozitoi ankimimin ndaj zgjedhjeve lokale më 18 korrik në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkoi shpalljen antikushtetuesë të të gjithë procesit zgjedhor të 30-qershorit.

Nga ana tjetër, avokati që mbron këtë çështje, Jordan Daci u shpreh se ende nuk ka një konfirmim për vendimin e Kushtetueses. Gjithsesi me anëtarët që ka Kushtetuesja aktualisht, mundet thejsht të marrë nën shqyrtim por jo të japë një vendim të prerë mbi çështjet. Aktualisht Gjykata Kushtetuese është me katër anëtar. Vitore Tushaj, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska dhe Fjona Papjorgji janë anëtarë aktaulë. Për të dhënë një vendim nevojitet që minimumi të plotësohet edhe me dy anëtarë të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjk shqyrton zgjedhjet e 30 qershorit gjykata kushtetuese gjk shqyrton zgjedhjet e 30 qershorit gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll