Politike

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë demokrat letër institucioneve europiane: Rama i ka rrëmbyer kompetencat pushtetit vendor, të ndërhyhet menjëherë

Në letrën e mëposhtme thuhet se qeveria shqiptare ka dështuar në tre shërbimet kryesore publike ndaj qytetarëve të vet, në shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve; në mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave dhe mbetjeve urbane dhe në trajtimin dhe përpunimin teknologjik të ujërave të zeza dhe atyre të ndotur. 

14 Korrik 2025, 12:13 Nga r.ll
Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë demokrat letër institucioneve
rama ne takimet ne bashkite e vendit

TIRANË- Shoqëria e të Zgjedhurve Vendorë demokrat kanë dërguar letër të hapur institucioneve europiane lidhur me takimet e kryeministrit Edi Rama në bashkitë e vendit dhe ultimatumet për shkarkimet e punonjësve.  

Në letrën e mëposhtme thuhet se qeveria shqiptare ka dështuar në tre shërbimet kryesore publike ndaj qytetarëve të vet, në shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve; në mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave dhe mbetjeve urbane dhe në trajtimin dhe përpunimin teknologjik të ujërave të zeza dhe atyre të ndotur. 

Sipas tyre këto kompetenca, Rama ja ka "rrëmbyer" pushtetit vendor. Më tej thuhet se çdo ultimatum, ndërhyrje arbitrare dhe shkelje e mandatit të të zgjedhurve vendorë apo kompetencave të bashkive është sinjal i krizës dhe dështimit të qeverisë.

LETRA E PLOTË: 

Raporti urgjent i të Zgjedhurve Vendorë për Institucionet e Demokracisë Evropiane paraqet reagimin e tyre institucional përkundrejt përshkallëzimit të presionit, shantazheve dhe thirrjeve antikushtetuese e kundër Kartës europiane të autonomisë lokale të Kryeministrit Rama ndaj bashkive të Shqipërisë!

Të indinjuar nga sjellja despotike, mungesa e kulturës shtetërore devijimi decentralizimit dhe arroganca e pajustifikuar, të zgjedhurit vendorë demokrat i janë drejtuar Kongresit të Autoriteteve Vendorë të Këshillit të Evropës për të demaskuar autokracinë dhe uzurpimin e gjithë pushteteve nga Edi Rama!

Me një analizë profesioniste, realiste dhe të kulturuar ata i shpjegojnë institucioneve zyrtare të KE, se politika dhe flamuri pseudoeuropian i zgjedhjeve të 11 Majit ishte mashtrimi radhës i Edi Ramës edhe në qeverisjen lokale!

Në këtë raport bashkiakët demokrat argumentojnë me fakte e shembuj konkret se veprimet dhe praktikat ligjore të Kryeminstrit po bien ndesh me Ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, e cila duhet të ishte destinacioni vërtet i aspiratës së vendorëve shqiptarë!

Në këto ditë të nxehta Kryeministri Rama po spekulon me hallet dhe vëmendjen e qytetarëve shqiptarë!

I paaftë tu japë zgjidhje proplemeve të shkaktuara prej atij vetë,  ai po paraqet si përgjegjës të situatës së mjerë pushtetarët vendorë! (numrin e të cilëve për nevojë elektorale vetë e ka dyfishuar dhe kompetencat e burimet financiare ja ka zeruar)

Tashmë të gjithë e dinë se qeveria shqiptare ka dështuar në tre shërbimet kryesore publike ndaj qytetarëve të vet dhe kërkesave të kohës:

- Në shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve!

- Në mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave dhe mbetjeve urbane.

- Në trajtimin dhe përpunimin teknologjik të ujërave të zeza dhe atyre të ndotur!

Tre kompetenca këto që Kryeministri ja ka rrëmbyer pushtetit vendor!

Çdo ultimatum, ndërhyrje arbitrare dhe shkelje e mandatit të të zgjedhurve vendorë apo kompetencave të bashkive është sinjal i krizës dhe dështimit të qeverisë së tij!

I pa aftë të kryejë detyrat e veta që i cakton legjislacioni shqiptar, ai ka kohë që po rrëmben kompetencat, asetet dhe pëgjegjësitë e qeverisë vendore!

Ndërkohë i pamundur të japë zgjidhje për situatat katastrofale në shërbimin publike ndaj qytetarëve, ai kërkon të hedhë në det të zgjedhurit vendorë nga varka e halleve të tij që po i mbytet!

Raporti urgjent i të zgjedhurve vendorë për autoritetet europianë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme për ti thënë ndal uzurpimit të kompetencave  të tyre prej Edi Ramës, si dhe rikthimin e demokracisë vendore, decentralizimit dhe vetëqeverisjes lokale në Shqipëri!

shoqata e te zgjedhurve vendore

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll