Politike

Manja: Gjykata Kushtetuese është garant i rendit juridik dhe i parimeve mbi të cilat ngrihet Republika

Ministri Manja është shprehur se përmes vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese mbrohet ekuilibri mes pushteteve.

14 Korrik 2025, 11:57 Nga DOSJA

 

Manja: Gjykata Kushtetuese është garant i rendit juridik dhe i
pamje nga aktiviteti

 

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se vëllimi i dytë i Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese është një hap domethënës për përmirësimin e kulturës juridike në vend. 

Manja tha se kjo është dëshmi e përkushtimit institucional për transparencë, edukim juridik dhe forcim të besimit të publikut te drejtësia. Ministri ka theksuar se Gjykata Kushtetuese është garant i rendit juridik dhe i parimeve mbi të cilat ngrihet Republika, e cila përmes vendimmarrjes së saj mbron ekuilibrin mes pushteteve.

“Publikimi i këtij vëllimi të ri është një hap domethënës për përmirësimin e kulturës juridike në vend. Ai ofron një pasqyrë të qartë dhe të sistemuar të praktikës kushtetuese, duke shërbyer si një mjet i vyer jo vetëm për juristët, akademikët dhe studentët, por edhe për çdo qytetar që dëshiron të njohë më mirë të drejtat dhe liritë e tij.

Kjo është dëshmi e përkushtimit institucional për transparencë, edukim juridik dhe forcim të besimit të publikut te drejtësia. Në një shtet demokratik, Gjykata Kushtetuese është garant i rendit juridik dhe i parimeve mbi të cilat ngrihet Republika. Përmes vendimmarrjes së saj, ajo mbron ekuilibrin mes pushteteve, siguron kufizimin e ndërhyrjeve arbitrare dhe mbron liritë dhe të drejtat themelore të individit. Ky institucion nuk është thjesht një gjykatë që shqyrton çështje juridike – është mbrojtësi i kontratës sonë shoqërore, i themeleve të demokracisë sonë dhe i stabilitetit të shtetit”, tha Manja. 

Sondazh

Poll