Politike

"Soros takohet publikisht me Ramën 13 herë dhe askush nuk e di çfarë flitet", studiuesi amerikan: Edhe Veliaj nga burgu i tha gruas se kur të mbërrijë Aleksi...

Palumbo shtoi më tej se sapo mbaruan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kreu i qeverisë filloi sërish të fliste për Soros dhe po ashtu mori pjesë te dasma e tij.

13 Korrik 2025, 20:12 Nga r.ll
"Soros takohet publikisht me Ramën 13 herë dhe askush nuk e di
matt palumbo

TIRANË- Studiuesi amerikan, Matt Palumbo ka prezantuar sot librin e tij të ri të titulluar "Brenda rrjetit (jo aq sekret) të Alex Soros". Në intervistën për Syri Tv, Palumbo ka folur për arsyet e shkrimit të këtij libri dhe gjithashtu për lidhjet e Aleks Soros me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama përgjatë dekadës së fundit.

Ai është shprehur se në libër ka treguar se si Soros dhe Rama janë takuar të paktën 13 herë dhe askush nuk e di se për është biseduar në këto takime. Palumbo shtoi më tej se sapo mbaruan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kreu i qeverisë filloi sërish të fliste për Soros dhe po ashtu mori pjesë te dasma e tij.

Studiuesi amerikan iu referua edhe bisedës së kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj nga qelia e burgut me gruan e tij, ku i thoshte se me të ardhur Aleksi do të rregullohej gjithçka. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: 50 faqet e librit flasin me detaje për influencën e Aleks Soros, marrëdhënien e tij në Shqipëri, ndërhyrjet në demokracinë dhe drejtësinë shqiptare. Pse duhej vijuar dhe duhej zbuluar me një libër të ri?

Palumbo: Në libër unë tregoj se si Aleks Soros takohet publikisht me Edi Ramën të paktën 13 herë dhe askush nuk e di se për çfarë flitet në ato takime.

Këtë vit nuk pati asnjë takim publik në Shqipëri, kishte vetëm foto nga Davosi dhe nga Konferenca e Sigurisë në Mynih. Kjo ndoshta se kanë një lidhje të mëparshme me njëri tjetrin dhe nuk kanë nevojë për vëmendje, por me të mbaruar zgjedhjet e majit, Rama filloi sërisht të fliste për Aleksin dhe shkoi te dasma e tij.

Pyetje: Sa i rëndësishëm është roli i rrjetit të Soros ndërkombëtarisht edhe në periudhë si kjo?

Palumbo: Ai po luan një rol aktiv në këtë vend. Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës po përballet me akuza korrupsioni dhe kur ishte në burg telefonoi gruan e tij se më duket se pati një takim në ambasadën amerikane dhe bëri një koment, mos u shqetëso se kur të mbërrijë Aleksi këtu gjithçka do të rregullohet dhe e kuptoj se është një person përtej Aleksit që është pikë kontakti por duket se do të vinte një person tjetër që do të ofronte mbështetjen në emër të Aleksit dhe në fakt vëllai i Aleksit erdhi këtu bëri vizitën, ka pritur edhe vizita.

Në qershor të 2023 kur Aleksi mori zyrtarisht rolin e të atit si drejtues i fondacionit Shoqëri e Hapur, ai u mor konkretisht me çështjet evropiane dhe kjo është një histori që amerikanët e dinë mirë pasi në Amerikë Gorge kishte mbështetur dhe financuar shumë prokurorë distrikti dhe ata ishin ‘pro’ krimit dhe nuk do të ndëshkonin kriminelët dhe do të lejonin që anarkia të mbizotëronte nëpër qytete dhe saherë që dilnin titujt e gazetave, ishte Gorge Soros që financonte një prokuror të gabuar.

Edhe Aleksi ruajti rolin e tij brenda organizatës. Ky ishte vetëm një dorëzim zyrtar i drejtimit pasi kishte qënë drejtor i bordit. Unë qeshja me të se më dukej një karakter i dobët, nuk dinte të fliste në publik dhe dukej si një disk i thyer kur fliste, por ai ka një pasuri prej 25 miliardë dollarësh dhe çdo kontakt në botë do të ishte i interesuar për të.

matt palumbo edi rama alex soros

Sondazh

Poll