Aktualitet

Ishte me kartelë dhe probleme të shëndetit mendor, policia merr në mbrojtje familjen e Zamir Topit që i preu kokën me sëp

28 Janar 2020, 16:53 Nga DOSJA
Ishte me kartelë dhe probleme të shëndetit mendor, policia merr

KORÇË– Familja e Zamir Topit, 42-vjeçarit që i preu kokën me sëpatë Dashnor Osmanit, në Pazarin e Korçës, është marrë në mbrojtje nga policia. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se familja Topi i druhet nja hakmarrjeje pas vrasjes makabër dhe për këtë arsye janë marrë në mbrojtje. Vetë 42-vjeçari, Zamir Topi rezulton të jetë një person me probleme mendore dhe se është i pajisur me kartelë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme. Pas një sherri me viktimën, që sipas Topit, i kishte prishur varrin e të ëmës, 42-vjeçari ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar pas qafë Osmanin. 50-vjeçari ka rënë menjëherë në tokë, I larë në gjak dhe me banana në duar. Pas krimit, autori është arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dashnor osmani korce vrasje e rende ne korce vritet shitesi i bananeve zamir topi dashnor osmani korce vrasje e rende ne korce vritet shitesi i bananeve zamir topi

Sondazh

Poll