Aktualitet

Altin Hajri u dënua me 7 vite burg vitin e kaluar, si e shpalli Apeli më pas të pafajshëm pronarin e kompleksit Golden

28 Janar 2020, 16:59 Nga DOSJA
Altin Hajri u dënua me 7 vite burg vitin e kaluar, si e shpalli Apeli

SHIJAK– Biznesmeni Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, ku dyshohet se është dërguar pas marrjes peng në Kamëz 49-vjeçari Jak Prenga, nuk është person i panjohur as për drejtësinë shqiptare.

Në maj të vitit të kaluar, gjykata e Durrësit e shpalli fajtor dhe e dënoi në mungesë me 7 vjet burgim për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe armëmbajtje paleje, nga 15 vjet të kërkuara nga prokuroria. Po ky vendim nuk u ekzekutua, pasi u ankimua nga avokatët e Hajrit dhe gjykata e Apelit Durrës e shpalli të pafajshëm Altin Hajrin dhe vendimin e shkallës së parë si të pabazuar në prova.

Hajri ka qenë dënuar me gjoba nga Gjykata e Durrësit dhe për “kundërshtim të punonjësit të policisë”, “fyerje për shkak të detyrës” dhe “prishje të rendit publik”, vepra këto të klasifikuara si kundërvajtje penale.

Marrë nga Top Channel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri altin hajri

Sondazh

Poll