Aktualitet

Tiranë/ I riu hyri për të vjedhur në banesën e 63-vjeçarit te ‘Siri Kodra’, arrestohet në kohë rekord nga Po

28 Janar 2020, 16:32 Nga DOSJA
Tiranë/ I riu hyri për të vjedhur në banesën e

TIRANË– Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, teksa po tentonte të grabiste banesën e një 63-vjeçari në rrugën “Siri Kodra”, në kryeqytet. Dosja.la ka mësuar se 27-vjeçari quhet Emrah Mejdani. Mejdani është futur në banesën e 63-vjeçarit për të vjedhur dhe është pikasur nga pronari i banesës.

Në përpjekje për t’u larguar, 27-vjeçari ka goditur 63-vjeçarin duk i shkatuar dëmtime të lehta. Gjithsesi, ai nuk ka mundur t’u shpëtojë forcave të repartit ‘Shqiponja”, të cilat e arrestuan sapo kaloi banesën.

Mejdani rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në Itali dhe ”Vjedhja, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Ai do të akuzohet për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, ndërkohë që policia vijon kërkimet për bashkëpunëtorët e tij.

Njoftimi i policisë Tiranë

Parandalohet vjedhja e një banese, arrestohet në flagrancë një shtetas, falë telefonatës nga qytetarët dhe reagimit në kohë të Policisë. Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë, pasi në rrugën’’Siri Kodra’’ u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H. A., 63 vjeç. Ky shtetas, në përpjekje për t’u larguar, ka goditur shtetasin H. A, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, por ska mundur të largohet pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Shtetasi E. M ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në Itali dhe ”Vjedhja, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emrah mejdani grabitje te siri kodra tirane emrah mejdani grabitje te siri kodra tirane

Sondazh

Poll