Sport

“E kam zemrën e thyer”, LeBron James përlot me letrën për legjendën e basketbollit: Vëllai im, do ta çoj para

28 Janar 2020, 11:56 Nga DOSJA
“E kam zemrën e thyer”, LeBron James përlot me letrën

SHBA– Vdekja tragjike e legjendës së basketbollit Kobe Bryant para dy ditësh ka tronditur të gjithë botën. Ai humbi jetën sëbashku me vajzën e tij dhe 7 persona të tjerë që ishin brenda helikopterit.

Ndërkohë ditën e sotme miku i tij LeBron James ka publikuar një shkrim mjaft prekës për mikun e tij të ndjerë Bryant.

Ndër rreshta ai ka prekur të gjithë lexuesit me mesazhin për legjendën e basketbollit i cili nuk arriti t’i mbijetonte aksidentit tragjik me helikopterin privat.

“Nuk jam gati, por po e provoj. Jam këtu, i ulur, dhe po tentoj të shkruaj diçka të ndjerë për këtë postim, por, sapo e provoj, nis e qaj, duke menduar për ty, për mbesën time Gigi dhe miqësinë/lidhjen/vëllazërinë/ që kishim! Kam dëgjuar zërin tënd të dielën, në mëngjes, para se të niseshim nga Philadelphias për në Los Angeles. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të ishte biseda jonë e fundit. E kam zemrën të thyer dhe jam i dëshpëruar, vëllai im. Të dua shumë vëlla i madh! Dashuria ime është për Vanessan dhe vajzat. Të premtoj se do ta çoj përpara trashëgiminë tënde. Ti ishte shumë për të gjithë ne, sidomos për #LakerNation dhe tani është përgjegjësia ime të vendos peshat mbi shpinë dhe të shoh para. Të lutem, me jep forcë nga lart dhe kujdesu për mua! Tani jemi këtu. Kam shumë gjëra të tjera për të të thënë, por tani nuk mundem më. Derisa të takohemi sërish #Mamba4Life #Gigi4Life”.”– ka shkruar LeBron James në Instagram.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport lebron james vdes kobe bryant lebron james vdes kobe bryant

Sondazh

Poll