Sport

Aksidenti i Kobe Bryant, karbonizimi i trupave nuk lejoi ekspertët të identifikojnë viktimat

28 Janar 2020, 10:23 Nga DOSJA
Aksidenti i Kobe Bryant, karbonizimi i trupave nuk lejoi ekspertët të

SHBA– Kobe Bryant, vajza e tij dhe 7 persona të tjerë humbën jetën mëngjesin e së dielës, pas shpërthimit të helikopterit të legjendës së basketbollit në një kodër në Kaliforni.

Për shkak të mjegullës së madhe, helikopteri u përplas në tokë dhe shpërtheu. Ata që ishin në bord nuk kishin asnjë shans shpëtimi.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se së paku një viktimë e këtij aksidenti nuk është identifikuar dot. Arsyeja është se trupat janë shkrumbuar, për shkak se helikopteri ka patur një shpërthim të fortë.

Karbonizimi i trupave të tyre ka bërë që ekspertët fillimisht të bazohen vetëm në informacionet e familjarëve. Viktimat janë vajza e Bryan, Gianna Maria, vetëm 13 vjeç, John, Keri dhe Alyssa Altobelli, piloti Ara Zobayan, Sarah dhe Payton Chester.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bryant helikopter vdes kobe bryant viktima bryant helikopter vdes kobe bryant viktima

Sondazh

Poll