12 Korrik 2025, 14:47
Nga M.B
Agon Zejnullahut
KOSOVA- Në paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit me thirrjet për drejtësi në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahut, më herët gjatë javës, pasi është ndaluar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.
“Drejtësi për Agonin” dhe “Poshtë brutaliteti policor”, kanë qenë disa prej thirrjeve të dëgjuara në protestën e 12 korrikut.
“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje. Sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu, sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Jemi këtu, sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbja jonë kolektive”, ka thënë vëllai i Agonit para pjesëmarrësve.
Rasti ka marrë vëmendje të konsiderueshme pasi nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.
Policia ka thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit. Mbrojtja e të pandehurve ka thënë më 9 korrik, pas seancës dëgjimore se nuk beson që zyrtarët e suspenduar kanë kontribuuar apo shkaktuar rastin e vdekjes.
Më 10 korrik, Argjend Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit dhe kërkesa i është miratuar. Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje për hetime dhe zbardhje të rastit.
Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan. Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj. Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren./ REL
kosova
Aktualitet
12 Korrik 2025, 14:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka reaguar për përplasjen në sallën e gjyqit mes prokurorit t&e...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 14:15
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një 48-vjeçar shqiptar u përpoq të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e n&eu...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 14:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 40-vjeçari Klajdi Ruçi i dënuar me mbi 7 vjet burgim, për shkelje të rregullave të qark...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 14:01
M.B
Astir
TIRANA- Policia e Tiranës ka vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet, konkretisht në zon...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 13:46
M.B
Werner Daum
GOLEM- Policia ka reaguar lidhur me lajmin se ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum u gjet i pajetë në nj&eum...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 13:39
M.B
Arrestimi
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vje&ccedi...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 13:27
M.B
Werner Daum
TIRANA- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum ka ndërruar jetë ditën e sotme. Daum ka ndërruar...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 13:06
M.B
Werner Daum
TIRANA- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum ka ndërruar jetë ditën e sotme. Daum ka ndërruar jet&...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 12:40
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuar gjatë ...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 12:34
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Disa veshje sportive me vlerë 40 mijë euro që dyshohen të kontrabanduara janë sekuestruar ng...